Ndërron jetë farmacistja 45-vjeçare me Covid-19 tek Infektivi

schedule09:21 - 24 Korrik, 2020

schedule 09:21 - 24 Korrik, 2020

Një paciente 45-vjeçare me Covid-19 e cila ishte shtruar në spitalin Infektiv ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Pacientja me profesion farmaciste mësohet se vuante nga diabeti por nuk e kishte ditur më parë se ishte bartëse e kësaj sëmundjeje.

Ndërkohë burime për abcnews.al bëjnë me dije se motra e saj vijon të jetë e shtruar në spitalin Sanatorium ku është e intubuar, ndërsa pozitive me Covid-19 ka rezultuar edhe nëna e tyre.

Viktima 45-vjeçare ka lënë pas një vajzë 13-vjeçare. Për këtë humbje jete, nuk ka ende një reagim nga Ministria e Shëndetësisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!