Ndërron jetë i moshuari me koronavirus në QSUT

schedule22:18 - 1 Qershor, 2020

schedule 22:18 - 1 Qershor, 2020

Një pacient 88 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv. Ministria e Shëndetësisë bën me dije shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore.

I moshuari ishte bartës i COVID-19, por asimtomatik për sëmundjen.

Njoftimi i ministrisë:

Ndërron jetë 88 vjeçari në spitalin infektiv, asimptomatik nga covid19

Një pacient 88 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore. I moshuari ishte bartës i COVID19, por asimtomatik për sëmundjen.

88 vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi I katërt, diabet, hipertension, anemi grave.

/abcnews.al