Nata e parë e Saimir Tahirit në burg, ish-ministri mbërrin tek “313”

schedule22:36 - 4 Shkurt, 2022

schedule 22:36 - 4 Shkurt, 2022

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në burgun “313”.

Pasi u dënua nga Apeli i GJKKO me 5 vite heqje lirie, Tahiri u vu në pranga dhe fillimisht u dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Pas procedurave Saimir Tahiri u sistemua në godinën Nr.2, që është godina e re e burgut “313” të Tiranës.

Ish-ministri i Brendshëm i dënuar për shpërdorim detyre parashikohet të vuaj 3.4 vjet burg, pasi përfiton nga ulja e dënimit për shkak të gjyqit të shkurtuar.

Saimir Tahiri u shpall fajtor në vitin 2019 për keqpërdorim detyre gjatë kohës që shërbente si Ministër i Brendshëm dhe u dënua me tre vjet e katër muaj me kusht. Ai u lirua nga akuzat për trafik droge. Prokurorët, të cilët akuzuan Tahirin për lidhje me një rrjet kriminal të dyshuar për trafikim të sasive të mëdha të marihuanës, e apeluan dënimin. Në vendimin e saj të datës 4 shkurt, Gjykata e Lartë tha se Tahiri kishte marrë favore dhe dhurata nga trafikantët e drogës dhe kishte abuzuar me pushtetin gjatë kohës që ishte Ministër i Brendshëm në vitet 2013-17 dhe duhet të vuante tre vjet e katër muaj burg, jo me kusht. Tahiri mohoi çdo akuzë.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 12 vite burgim, duke ngritur ndaj tij akuza të rënda: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal. Por sot Apeli e akuzoi atë vetëm për shpërdorim detyre, duke qenë se sipas gjykatës, për shkak të lidhjeve të tij me vellezërit Habilaj, të akuzuar për trafik të sasirave të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë, ka favorizuar aktivitetin e tyre kriminal.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!