Meta shpall vakancën në Kushtetuese

schedule15:46 - 22 Nëntor, 2019

schedule 15:46 - 22 Nëntor, 2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpallur sot vakancën për vendin e mbetur bosh pas shkarkimit një ditë më parë të anëtarit të kësaj Gjykata Besnik Muçi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Presidenca ka publikuar pak më parë dhe vendimin për shpalljen e vendit vakant për shkak të vakancës së parakohshme krijuar nga përfundimi para kohe i mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Muci.

Kështu është rihapur gara për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!