Meta pret Thaçin dhe Pacollin në Gjirin e Lalzit, takimi pak ditë para udhëtimit në Hagë

schedule17:13 - 9 Korrik, 2020

schedule 17:13 - 9 Korrik, 2020

Presidenti Ilir Meta është duke zhvilluar një takim me kreun e shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi si edhe kreun e AKR-së Behgjet Pacolli.

Burime bëjnë me dije për abcnews.al se takimi është duke u zhvilluar në Gjirin e Lalzit.

Takimi mes tyre ndodh pak ditë para se Hashim Thaçi të paraqitet para prokurorëve të Hagës.

Gepostet von Ilir Meta am Donnerstag, 9. Juli 2020

Ky është takimi i dytë mes tyre brenda pak javësh.

Në lidhje me takimin reagoi më vonë edhe vetë Presidenti Meta përmes një postimi në Facebook.

Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese“, shkruan Meta në Facebook. /abcnews.al