Presidenti Ilir Meta do e dorëzojë padinë për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin në tre prokurori.
Burime nga Presidenca bëjnë të ditur se kallëzimin penal i kreut të shtetit për Dvoranin do të depozitohet në:
Prokurorinë e Pergjithshme
Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda
Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Abcnews.al mëson se arsyeja e dorëzimit të kallëzimit në tre prokurori është pasi ende nuk është vendosur kush e ka kompetencë duke qenë se Krimet e Rënda janë në proces reformimi.
Të enjten e kaluar kreu i shtetit njoftoi përmes një konference për shtyp se do të padiste kreun e KED për shpërdorim detyre.
Meta tha se kreu i KED ka kryer një akt mafioz përmes shpërdorimit të detyrës duke shkelur ligjin me emërimet në Gjykatën Kushtetuese./abcnews.al