Një 34-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Hasan mëngjesin e së premtes. Policia e Fushë Krujës bën të ditur se 34-vjeçari me iniciale I. N., është gjetur pa shenja jete rreth orës 08:20 në lagjen “Bakishe Visha”, në një rrugë dytësore.
Njoftohet se nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.
Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me ndonjë ngjarje të mundshme kriminale apo aksidentale që ka rezultuar me pasoja fatale. /abcnews.al/