“Më janë ofruar shuma përrallore”, Ambasada Ruse i përgjigjet Berishës: Sa para kërkove?

schedule12:57 - 18 Mars, 2022

schedule 12:57 - 18 Mars, 2022

Ambasada Ruse i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me deklaratën e këtij të fundit të bërë ditën e djeshme ku u shpreh se ka refuzuar pagesë nga një Gazprom.

Me nota ironike, Ambasada ruse shtron pyetjen se sa para k kërkuar Sali Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’ja jepte.

“U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi ryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Na lind natyrshëm pyetja: sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’i mbledhë dot ato “shuma përrallore”?”, shkruan ambasada ruse.

Një ditë më parë Berisha ka thënë se ka refuzuar një ofertë marramendëse nga kompania ruse e gazit Gazprom në kohën që ka qenë kryeministër, duke preferuar të nënshkruaj marrëveshjen me TAP-in. Berisha tha se ndihet krenar për këtë marrëveshje, që është në interes të shqiptarëve./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!