Me armë e municion luftarak në drejtim të Kosovës, si u kap 34 vjeçari në Tropojë

schedule09:40 - 20 Shkurt, 2022

schedule 09:40 - 20 Shkurt, 2022

Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tropojës, pasi akuzohet për trafik të paligjshëm të armëve dhe të municioneve luftarake.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Shoshan’, është bërë i mundur ndalimi i shtetasit me iniciale S.D., i cili me automjetin e “Volkswagen”, po transportonte dy  armë zjarri automatikë,  1 armë zjarri pistoletë tip “Glock” dhe sasi municioni luftarak, në aksin rrugor Shoshan-Bajram Curri, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtit”.

Ndërkohë armët e sekuestruara do dërgohen  në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për ekzaminime të mëtjeshme, nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Shoshan”.

Transportone armë zjarri me qëllim trafikimin drejt Kosovës,  kapet e vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen 3 armë zjarri (dy automatikë dhe një pistoletë Glock) dhe municion luftarak.

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative për një shtetas që tentonte të trafikonte armë zjarri drejt Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rethit Gjyqësor Tropojë  dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ” Shoshan”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

– S. D., 34 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që me automjetin e tij “Volkswagen”, po transportonte dy  armë zjarri automatikë,  1 armë zjarri pistoletë tip “Glock” dhe sasi municioni luftarak, në aksin rrugor Shoshan-Bajram Curri, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtit”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e  personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Armët e sekuestruara do dërgohen  në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për ekzaminime të mëtjeshme, nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!