Në konferencën e sotme zhvilluar nga Komiteti Teknik për situatën epidemiologjike, drejtorja e ISHP-së, Albana Fico tha se incidenca 2-javore ka një zbritje duke shtuar se edhe mesatarja ditore e rasteve pozitive me Covid-19, ka pësuar ulje.
Fico më tej theksoi se koronavirusi vijon të jetë më fatal tek meshkujt.
Lexo edhe: Situata pandemike, Rakacolli: Nuk ndryshojnë masat anti Covid, ndalohen grumbullimet
“Mesatarja ditore e rasteve pozitive është ulur dhe numri total i rasteve aktive gjithashtu është ulur. Më shumë fatal COVID është te meshkujt, numri mesatar i të shtruarve në spital ka rënë në 394 nga 466, edhe pse kemi vazhduar me vaksinimin duhet ta kemi të qartë që indikatorët nuk janë ulur në një mënyrë drastike për të marrë masa të një karakteri tjetër.
Edhe harta e Europës tregon për një rritje të numrave, prandaj doja të apeloja për qytetarët që të mbajnë maskën, distancimin, respektimi i rregullave dhe masave të ndërmarra, dhe nga ana tjetër të mos harrojmë”,tha Fico.
Nga ana tjetër kryetarja e Komitetit teknik të Ekspertëve Mira Rakacoli deklaroi se në bazë të shqyrtimit të situatë epidemiologjike ka rezultuar një tendencë në rënie të rasteve të reja, të pozitivitetit, të incidencës dyjavore si edhe numri i të shtruarve në spital dhe pacientëve që kanë nevojë për kujdes intensiv.
“Në mbledhjen e sotme Komiteti i Ekspertëve nëpërmjet vlerësimit të situatë bën me dije se në vend ka rënie të rasteve ditore, të numrit të thirrjeve dhe gjithashtu ka rënë edhe numri i të shtruarve në spital. Shqipëria ka vijuar procesin e vaksinimit me një dinamikë rritëse”, deklaroi Mira Rakacolli.
/abcnews.al/