Gjykata e Kavajës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 60 dite për Rizan Aliu. Ai akuzohet se ka plagosur me mjete të forta fqinjin e tij Besnik Celmeta.
Ngjarja u regjistrua pak ditë më parë në Kavajë, në lokalin e autorit.
LEXO EDHE: Masakroi fqinjin me thikë pas një sherri, dalin pamjet nga arrestimi i Rizan Aliut në Kavajë
Por si nisi sherri?
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 17 shtatorit në lokalin e Aliut. Familja Çelmeta rrëfeu për Abcnews.al se shkak ishin bërë jashtëqitjet e qenit të Rizan Aliut dhe fakti që derdhte ujërat në dritaren e familjes së të plagosurit.
Pas disa debateve në distancë, Çelmeta i shkoi në lokalin e tij Aliut duke i kërkuar që të hiqte dorë nga veprimet që sollën përplasjen e fqinjëve. Por sikur duket në video Rizan Aliu e qëlloi pa mëshirë duke e masakruar me thikë në cepin e lokalit, ndërsa më pas u largua i qetë.
g.v/abcnews.al