Një 63 vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka ndërruar jetë në anijen ku ai punonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Volosit në Greqi, ku anija me flamur shqiptar ishte ankoruar.
Shqiptari ishte pjesë e stafit të anijes dhe dyshohet se ka rënë në mënyrë aksidentale teksa po pastronte motorët e anijës.
Pas aksidentit, 63 vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Almyros, por nuk ka mundur të mbijetojë. /abcnews.al