Një aksident ka ndodhur rreth orës 19:30 të mbrëmjes së sotme në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit në kryeqytet.
Një automjet me drejtues B.B., ka përplasur biçiklistin B.R., 22 vjeç, i cili është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Tashmë grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

