Makina e policisë përplas për vdekje këmbësorin në Korçë

schedule23:26 - 22 Prill, 2021

schedule 23:26 - 22 Prill, 2021

Një qytetar në Korçë mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë pasi u përplas për vdekje nga makina e policisë. Gazetarja e ABC, Lediona Xheladinaj raporton se aksidenti ka ndodhur në aksin Korçë-Maliq në fshatin Çiflig rreth orës 22:50.

Sipas njoftimit zyrtar, makina e policisë tip “Ford” aksidentoi kalimtarin rreth 45 vjeç, i cili ende nuk është identifikuar.

ABC siguroi pamjet nga vendi i ngjarjes, ku trupi i viktimës është ende në rrugë dhe të furgonit të policisë që e përplasi.

Policia thekson se grupi hetimor në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ db/ Abcnews.al