Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbajti një fjalim të shkurtër nga Selia Blu pas përfundimit të procesit të votimit. Para mbështetësve dhe gazetarëve, lideri demokrat falënderoi të gjithë qytetarët që zgjodhën ndryshimin në këto zgjedhje.
Basha u shpreh po ashtu se kjo e sotmja është një fitore për popullin shqiptar dhe për Aleancën për Ndryshim. Kryedemokrati tha se ka besim të plotë që numëruesit dhe komisionerit do ta mbyllin procesin me përgjegjësi dhe sipas ligjit.
“Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar dhe për Aleancën për Ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Kam besim të plotë se numëruesit dhe do ta mbyllin këtë proces me përgjegjësi, durim e sipas ligjit. Në fund të këtij procesi, Shqipëria fiton.” sb/abcnews.al/