Tërmet në Maqedoni, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri

schedule15:27 - 11 Nëntor, 2020

schedule 15:27 - 11 Nëntor, 2020

Lëkundje të lehta tërmeti tronditën Shqipërinë pak minuta më parë. Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Dibër, Bulqizë, etj. Po ashtu, dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në Greqi dhe Kosovë.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se tërmeti kishte epiqendër zonën e Mavrovos në Maqedoni dhe pati një magnitudë 4.9 të shkallës Rihter.

Lexo edhe: Tërmeti i fuqishëm në Maqedoni, reagon IGJEUM: Detaji, pse u ndje i fortë edhe në Tiranë

Lëkundja e tanishme ishte pasgoditje e tërmetit të mëngjesit me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter.

Nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!