Lorenc Trashi do të jetë pjesë e Qadsia nga sezoni i ardhshëm. Klubi nga Kuvajti ka zyrtarizuar mbrojtësin mbrëmjen e së dielës, ku ka bërë të ditur dhe detajet e kontratës së 28-vjeçarit. Trashi do të jetë pjesë e skuadrës Qadsia për 5 edicione.
Qadsia ka arritur që të fitoje 17 tituj dhe 2 kupa në Kuvajt dhe këtë sezon pretendon serish titullin, teksa pas 14 javësh ka grumbulluar 30 pikë, po aq sa dhe Al Kuwait. Kjo do të jetë eksperienca e parë e Trashit jashtë vendit. /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CBtgm94JXXe/?utm_source=ig_web_copy_link