ABC News ka zbuluar se qytetari që nuk pranoi të bindej sot ndaj Policisë së Shtetit, dhe i drejtoi armën efektivit të Shqiponjave, është Orges Bilbili.
Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra për ABC News në ngjarjen e rëndë regjistruar ditën e sotme, Bilbili është plagosur.
Ndërkohë që edhe Drejtori i Policisë së Tiranës paralajmëroi në deklaratën e tij kur sqaroi rrethanat, se kishin të bënin me një person të rrezikshëm, dhe të shpallur në kërkim.
Në fakt Orges Bilbili është i akuzuar si autor i masakrës së Lushnjes, së bashku me Laert Haxhiun dhe një seri ngjarjesh të rënda.
Laert Haxhiu, dyshohet gjithashtu se sëbashku me Orges Bilbilin kanë vrarë shokun e Aldo Bares, Gerti Lala i njohur me nofkën “Iriqi” në vitin 2009.
Dy të akuzuarit kryesorë, Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili, janë akuzuar si vrasës të Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, dhe plagosjes së dy të tjerëve, në tetor te vitit 2017.
Lexo edhe: Vrasje dhe zhdukje trupi, kush është i shumë kërkuari që strehonte Orges Bilbilin në Tiranë
Orges Bilbili, bashkëpunëtori i Laert Haxhiut të dyshuar në vrasjet Lushnjë në 2017, rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim, për trafikim lëndësh narkotike.
Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili.
Telashet për Bilbilin nuk përfundojnë këtu, pasi ai akuzohet edhe si bashkëpunëtor i pilotit italian Giorgio Riformato, avioni i të cilit, ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali./abcnews.al