Kryesia e Partisë Demokratike miratoi kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.
Emrat u propozuan nga strukturat e Partisë Demokratike në bashkitë ku do të ketë garë dhe më pas kaluan në filtrin e kryesisë së partisë në një mbledhje që zgjati rreth 3 orë.
Kështu në bashkinë Shkodër, kandidat i PD është Xhemal Bushati. Në bashkinë e Durrësit kandidat është Luan Hoti. Në bashkinë e Lushnjës kandidat është Indrit Sefa. Në bashkinë Dibër kandidat është Luan Haka. Në bashkinë Rrogozhinë kandidat është Ferdinand Saraçi. Në bashkinë Vorë kandidat është Ymer Marku.
Pas mbledhjes së kryesisë, bruimet nga PD, bëjnë të ditur se fokusi i punës do të jetë angazhimi në terren për të fituar zgjedhjet në të 6 bashkitë.
./abcnews.al/