KPA shkarkon nga detyra prokurorin Anton Martini

schedule15:21 - 10 Qershor, 2021

schedule 15:21 - 10 Qershor, 2021

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Anton Martini. Komisioneri Publik më herët ankimoi vendimin për Anton Martinin, i cili është kandidat për prokuror në SPAK.

Martini u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e Vettingut, por Komisioneri Publik e ankimoi vendimin në KPA duke gjetur mospërputhje të atyre çfarë deklaron Anton Martini nga ato që i janë gjetur, 3 dosje ku dyshon Komisioneri Publik si dhe disa denoncime.

KPK e konfirmoi në detyrë në fund të janarit 2020, ndërsa KPA vendosi sot shkarkimin e Martinit. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!