Konfirmohen pesë raste me koronavirus në Vlorë

schedule10:33 - 2 Korrik, 2020

schedule 10:33 - 2 Korrik, 2020

Në Vlorë janë konfirmuar pesë raste të reja me koronavirus. Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për raste nga zinxhiri i kontakteve.

Një prej rasteve mësohet të jetë familjar i punonjëses së fasonerisë. Dy rastet e tjera janë të moshuar të infektuar po ashtu nga zinxhiri i kontakteve. Ndërsa dy raste të fundit janë kontakte të rasteve të personave të infektuar më parë.

Gazetari i Abc News, Elton Nika duke raportuar nga Vlora thotë se për fat të mirë, një pjesë e konsiderueshme e të sëmurëve me Covid-19 janë me simptoma të lehta dhe se ndodhen të karantinuar në shtëpitë e tyre.

Nga të dhënat e bërë publike nga ministria e Shëndetësisë të mërkurën, numri i rasteve aktive në Vlorë është 110. Ndërsa, në të gjithë vendin, numri i rasteve aktive është 1,034. /abcnews.al/