Konfirmohen katër raste me koronavirus në Elbasan

schedule13:34 - 10 Gusht, 2020

schedule 13:34 - 10 Gusht, 2020

Katër raste të reja janë konfirmuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Në një lidhje direkte për Abc News,  gazetari Aldo Kozarja ka bërë të ditur se rastet janë kontakte të personave të mërparshëm.

Lexo edhe: Infektohet me Covid-19 shefi i policisë në paraburgimin e Bradasheshit

Ndërkohë pritet konfirmimi zyrtar nga ministria e Shëndetësisë. Më herët është zbuluar se është prekur nga covid-19 edhe shefi i policisë në paraburgimin e Bradasheshit.

Kujtojmë që nga të dhënat e publikuara, qyteti i Elbasanit  ditët e fundit ka shënuar një rekord rastes të reja, pasi vetëm brenda një dite janë konfirmuar 19 raste pozitive me koronavirus./abcnews.al