Konfirmohen 13 të infektuar me koronavirus në burgun e Zaharisë

schedule11:04 - 6 Gusht, 2020

schedule 11:04 - 6 Gusht, 2020

Në burgun e Zaharisë në Krujë kanë rezultuar 13 të dënuar pozitiv me Covid-19.

Burime për abcnews.al konfirmojë lajmin. Ndërkaq, ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të dënuarve që rezultojnë të infektuar.

Burgu i Zaharisë duket se është kthyer në një vatër infeksioni. Më herët në këtë institucion të vuajtjes së dënimit janë raportuar edhe të tjerë të infektuar. /abcnews.al