KLGJ shkarkon gjyqtarin Markelian Kuqo

schedule14:25 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 14:25 - 10 Dhjetor, 2020

Këshilli i Lartë Gjyqësor pranon kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra për gjyqtarin Markelian Kuqo i Gjykatës së rrethit Korçë.

Mësohet se kryetarja Naureda Llagami njoftoi vendimin sipas të cilit KLGJ, në mënyrë unanime vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Korçës.

Në përfundimet mbi hetimin e kryer, Inspektori i Lartë Artur Metani argumentoi se veprimet e mosveprimet e ndërmarra nga gjyqtari kanë cenuar besimin, që magjistrati duhet të përcjellë tek publiku në përmbushjen e misionit dhe rolit të tij në dhënien e drejtësisë, kanë diskretituar rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit dhe kanë ulur dinjitetin e organit që përfaqëson, duke e bërë atë të pa denjë për vazhdimin e ushtrimit të funksionit të magjistratit.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit M.K. më 2 prill 2020, bazuar në një kërkesë të depozituar nga ministri i Drejtësisë, pasi gjyqtari më 14.02.2019 vendosi/urdhëroi lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm Gerd Gjenerari, i gjetur fajtor për një vrasje të kryer në vitin 1997. Vendimi për lirimin u rrëzua nga Gjykata e Apelit Korcë gjashtë muaj më vonë.

Prej marrjes së detyrës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka ndarë shqetësimin publik për vendimmarrjet dhe veprimtarinë e institucioneve të tjera, lidhur me lirimet para kohe me kusht, duke përcaktuar si prioritet në fillimin e inspektimit të ILD-së, pikërisht këtë fenomen.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka në proces hetimi për vendimmarrje të ngjashme edhe magjistratë të tjerë dhe pas përfundimit të hetimeve do marrë vendimet përkatëse”, thuhet në njoftimin e KLGJ.

Kujtojmë këtu, se në 14 shkurt 2019, gjyqtari Kuqo, me një vendim të shumëdebatuar vendosi të lironte me kusht nga burgu Gert Gjinararin, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm si bashkëpunëtor me Arben Grorin në vrasjen e bujshme të Naim Zyberit në Itali. Në Itali, Gert Gjinarari është dënuar dy herë për një sagë krimesh që nga trafiqet, veprimtari në kuadër të grupit kriminal. Në vendimin e gjyqtarit shkruhej se Gjinarari është plotësisht i rehabilituar dhe i gatshëm për t’u riintegruar në shoqëri. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!