Një foshnjë vetëm tre muajshe është konfirmuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Sarandë.
Burime për Abc News bëjnë me dije se foshnja është e një 25 vjeçareje nga fshati Mursin i Sarandës e cila ka rezultuar pozitive me koronavirus tre ditë më parë.
Ndërkohë nënë e bijë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore janë nisur këtë të hënë drejt Infektivit për një ndihmë mjekësore të specializuar.
Gjithashtu drejt Tiranës është nisur dhe efektivi i policisë i cili u konfirmuar pozitiv një ditë më parë./abcnews.al