Inceneratori, LSI çon në SPAK Lefter Kokën, deputetin e PS dhe kryebashkiakun e Fierit

schedule11:26 - 21 Tetor, 2021

schedule 11:26 - 21 Tetor, 2021

LSI ka dorëzuar tre kallëzime në SPAK për ish-drejtuesit e Ministrisë së Mjedisit në lidhje inceneratorin e Fierit. Ish-ministri Lefter Koka, njëkohësisht ka qenë një ndër deputetët më të fuqishëm të kësaj partie, si edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Alqi Bllako si edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi janë paditur në SPAK nga LSI.

Të tre ata duhet të japin llogari për shkeljet e kryera gjatë miratimit të lejes për ndërtimin e inceneratorit të Fierit sipas LSI.

Shkeljet për inceneratorin e Fierit, sipas LSI:

1. Procedura është publikuar si ‘Tender Kombëtar’, ndërkohë që sipas vlerës duhej të ishte ‘Tender i Hapur Ndërkombëtar’. Kjo ka sjellë kufizimin e konkurrencës, faktin që ka marrë pjesë vetëm një subjekt. Vepra Penale: ‘Shkelje të Barazisë së Pjesëmarrësve në Tendera’.

2. Ka ndryshuar vendi ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Nga një sipërfaqe 6 hektarë pa pagesë në Portëz, ka kaluar në një sipërfaqe 11.3 hektarë, sipërfaqe kjo që duhej të shpronësohej, duke i sjellë dëm ekonomik shtetit shqiptar në vlerën 46 milionë lekë të reja. Vepra penale: ‘Shpërdorim Detyre i ish-Ministrit Lefter Koka dhe Kryetarit të Bashkisë Fier, Armando Subashi.

3. Tre ditë pas firmosjes së kontratës, ka ndryshuar një nga anëtarët e bashkimit të shoqërive ofertuese të shërbimit. Pa verifikuar më parë kriteret e kualifikimit dhe pa marrë miratimin nga Ministria e Financave. Vepra Penale: ‘Shpërdorim Detyre’ dhe ‘Shkelje e Barazisë së Pjesëmarrësve në Tendera’.

4. Nga 20 muaj që parashikohej të ndërtohej impianti(Propozimi i Fituesit), me marrëveshje të firmosur nga Alqi Bllako, është zgjatur afati deri në 31 Mars 2021. Pra, me shumë se 5 vjet, duke bërë që të rrëzohej pretendimi i ngritur nga palët për situatën e emergjencës mjedisore.

5. Publikimi i Procedurës është kryer pa marrë miratimin nga Ministria e Financave, që është e detyrueshme me ligj.

6. Zhvendosja e inceneratorit u bë duke shkelur ligjin lidhur me detyrimin për të marrë mendimin e komunitetit të banorëve të zonës

Vijon..

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!