Vlorë – Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë natës, ku një makinë tip “audi” është shkrumbuar nga flakët.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20, në lagjen “24 Maji”.
Makina ka qenë brenda oborrit të shtëpisë dhe është në pronësi të shtetases Viola Haxhiaj, 29 vjeçe.
Nga të dhe dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/abcnews.al/