Policia e Tiranës ka gjetur një kufomë gjatë mëngjesit të sotëm në zonën e Vaqarit. Burime zyrtare bëjnë me dije se kufoma është e seksit mashkull dhe dyshohet se ka vdekur prej disa ditësh, pasi në trup konstatohen shenja dekompozimi.
Momentalisht po punohet për identifikimin e tij dhe gjetjen e shkakut të vdekjes. Paraprakisht dyshohet se trupi mund të jetë i ndonjë emigranti që është futur në Shqipëri me qëllim kalimin për në shtetet e BE-së.
“Rreth orës 09:45, në fshatin Balticë, Njësia Administrative Vaqarr, është gjetur një kufomë e dekompozuar e seksit mashkull. Pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave e plotë të ngjarjes”, bën me dije policia. /abcnews.al