I infektuar me Covid, humb jetën mjeku në Berat

schedule07:31 - 26 Shkurt, 2021

schedule 07:31 - 26 Shkurt, 2021

Një tjetër humbje është shënuar mes bluzave të bardha këtë të premte në vendin tonë. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se betejën me Covid e ka humbur mjeku Gëzim Lamaj, 63 vjeç nga Berati.

Lamaj prej ditësh ka qenë i shtruar në spitalin Infektiv, por fatkeqësisht nuk ja ka dalë të fitojë betejën me Covid.

63 vjeçari ka punuar prej vitesh në spitalin rajonal të Beratit në departamentin e radiologjisë si ekografist dhe radioskopi .e.su./abcnews.al