EMRI/ I arrestuari tenton të vrasë veten në paraburgimin e Korçës, e shpëton polici

schedule13:57 - 15 Korrik, 2022

schedule 13:57 - 15 Korrik, 2022

Korçë – Antuanel Mila 27-vjeç, ka tentuar t’i japë fund jetës në dhomat paraburgimit në Komisariatin e Policisë në Korçë.

Mësohet se rreth orës 13:05, i riu ka tentuar të varë veten me batanije.

I arrestuari u kap një ditë më parë si i dyshuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në momentin e tentativës për të varur veten është konstatuar nga punonjësi i shërbimit, i cili ka ndërhyrë menjëherë.

Aktualisht shtetasi Antuanel Mila, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!