2 të vdekur, 10 në terapi intensive dhe 4 të intubuar: Rëndohet situata tek Infektivi

schedule10:36 - 13 Korrik, 2020

schedule 10:36 - 13 Korrik, 2020

Situata tek Infektifi vijon të jetë e rënduar, kështu njoftoi Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor për këtë të hënë. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht 85 pacientë po marrin kujdes shëndetësor, 10 janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

Po ashtu, në 24 orët e fundit, dy persona e kanë humbur betejën me koronavirusin në vendin tonë. Në total numri i viktimave shkon në 95.

Ministria e Shëndetësisë, në raportimin ditor njoftoi se për fat të keq, një 70-vjeçare nga Tiranë ka ndërruar jetë dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse.

Po ashtu, brenda 24 orëve janë regjistruar 117 raste të reja me Covid-19 ndërsa numri i testimeve të bëra ka qenë 585. Në total, numri i të infektuarve shkon në 3,571.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: 41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan.

Lexo edhe: Rriten testimet, 117 raste të reja ,me Covid-19: Vdesin dy persona tek Infektivi

Po ashtu, brenda ditës  janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në 2014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.  Ndërsa, në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

COVID-19 – Statistika- 13 Korrik 2020
Testime totale-32938
Raste pozitive-3571
Raste të shëruara -2014
Raste Aktive -1462
Humbje jete 95 (Qarku Tiranë 49, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 16, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 635
Durrës 218
Shkodër 186
Vlorë 108
Lezhë 75
Kukës 47
Berat 41
Korçë 40
Elbasan 35
Fier 33
Gjirokastër 24
Dibër 20  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!