Humb jetën nga Covid ish deputeti i PS, Marko Bello

schedule07:43 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 07:43 - 4 Dhjetor, 2020

Një tjetër viktimë është shënuar nga Covid në vendin tonë këtë të premte. Viktima është ish deputeti i Partisë Socialiste Marko Bello.

Ai ka humbur jetën në moshën 59-vjeçare në një spital në Turqi, aty ku dhe po merrte trajtimin e nevojshëm.

Marko Bello ka qenë deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nga viti 2001-2013. Gjatë karrierës së tij politike Bello ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.

Ndërsa gjatë viteve 1997-2000, 59 vjeçari ka  shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!