Hiqet masa e pezullimit për gjyqtarin Luan Dacin

schedule16:55 - 5 Qershor, 2020

schedule 16:55 - 5 Qershor, 2020

Gjykata e Posaçme e Apelimit ka vendosur të heqë masën e pezullimit për gjyqtarin Luan Daci. Gjyqtari i KPA  kërkoi të rrëzohet vendimi për pezullimin e tij nga detyra, ndërsa është pranuar nga Apeli.

Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se ky ishte një vendim surprizë, ndërsa gjyqtari tashmë do të kthehet në detyrë, pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Luan Daci akuzohej se ka mashtruar institucionet shqiptare, ndërkohë që ka pasur rol kryesor në mbajtjen në punë ose largimin të gjykatësve dhe prokurorëve në Shqipëri gjatë procesit të vettingut.

SPAK e akuzonte gjyqtarin për falsifikim të dokumenteve, i cili në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së e fshehu këtë fakt, që kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!