Ditën e sotme një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Lushnjes.
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zyrën e kryetarit të Bashkisë. Për pasojë ka mbetur i plagosur Kryetari Fatos Tushe sëbashku me sekretaren e tij.
Po kush është autori i kësaj ngjarje?
Nga të dhënat paraprake abcnews.al ka mësuar se bëhet fjalë për Gëzim Saraçi, i cili ka patur detyrën e shoferit të kryetarit.
Lexo edhe: Bombë dhe krisma në zyrë, plagoset kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe
Të dy të plagosurit janë dërguar urgjent në spital ku ndodhen në gjendje të stabilizuar aktualisht.
Qendroni me ne, abcnews.al do të ndjekë nga afër me gazetarë nga terreni këtë ngjarja të rëndë. /abcnews.al