Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një postë private tek ish-sheshi Shqiponja në Tiranë.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton për abcnews.al se pasi kanë marrë një sasi lekësh që ishin mbi banak, autorët e armatosur janë larguar me një motor.
Mësohet se është identifikuar targa e motorit dhe tashmë policia është vënë në ndjekje të autorëve.
Ende nuk dihet shuma që kanë marrë dhe nëse ka pasur njeri në ambientet e postës në momentin e grabitjes./abcnews.al