Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia i “plas” në tokë, momenti i arrestimit të 3 autorëve që grabitën noterin në Sarandë

schedule10:13 - 4 Nëntor, 2021

schedule 10:13 - 4 Nëntor, 2021

Policia e Sarandës vë në pranga tre persona që dyshohet se tre javë më parë hynë me dhunë në banesën e noterit Thoma Kaci dhe grabitën 2 milionë lekë. Ata janë 52 vjecari Elis Avduli, nga Konispoli i dënuar më parë në Greqi për “Trafikimi i narkotikëve”, 39 vjecarin. Gjithashtu u arrestua Oltjon Kolonja alias Pula nga Kruja, banues në Sarandë dhe Vladrias Himaj, 34 vjeç, nga Berati, banues në Sarandë. Policia ju sekuestroi 2 automjete që dyshohet se u përdorën nga të akuzuarit ditën e grabitjes dhe 4 aparat celular.

Këta persona dyshohet se i bën pritë tek dera e shtëpisë në katin e 7 të këtij pallati. Kur noteri me bashkëshorten dhe të birin dolën tek dera ata nën kërcënimin e armëve i futën sërish brenda. I lidhën në karrige dhe i kërkuan para. Kaci I tregoi vendin ku I mbante. Grabitësit morën 2 milonë lekë dhe u larguan.

Njoftimi: 

Sarandë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Butrinti”. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 20.10.2021, në lagjen nr.1, Sarandë, ku nën kërcënimin e armës dhe dhunës, shtetasit Thoma Kaçi (noter), në banesë, i morën një shumë parash.

Vihen në pranga 3 autorët e dyshuar të ngjarjes. Sekuestrohen 2 automjete dhe 4 aparat celular.

Disa ditë pas ngjarjes, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit automatik të përdorur në këtë ngjarje.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, pas një pune hetimore të pandërprerë, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, të një shume parash në banesën e shtetasit Thoma Kaçi, ngjarje e ndodhur në datë 20.10.2021, në lagjen nr.1, Sarandë. Mbi bazën e provave të siguruara nga hetimi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë nxori urdhrat e ndalimit për autorët e dyshuar.

Në këtë kuadër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Butrinti”, në kuadër të të cilit u bë kapja e tre autorëve të dyshuar dhe ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të caktuar nga Prokuroria për shtetasit:

Elis Avduli, 52 vjeç, lindur dhe banues në Konispol, i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Oltjon Kolonja (Pula), 39 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Sarandë;

Vladrias Himaj, 34 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Sarandë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet e dyshuara të përdorura në këtë ngjarje dhe 4 aparate celular.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet shtesë iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Vijon…/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!