E FUNDIT / Gjykata për Krime të Rënda jep vendimin për Suel Çelën

schedule14:21 - 20 Nëntor, 2019

schedule 14:21 - 20 Nëntor, 2019

Gjykata për Krime të Rënda shpall të pafajshëm Suel Çelën dhe dënon me 6 vite burg Enea Bekteshin dhe 5 vite burg  Klement Xhaferrin.

Duke iu referuar relacionit të prokurorit, duket se dy provat më të forta të Prokurorisë për Krime të Rënda në lidhje me identifikimin e autorëve në këtë ngjarje, ishin shenjat e gishtave të gjetura në krahun e pasagjerit në “Audi-n” e zi dhe një cigare puro.

Nga këto shenja të gjetura u përftuan materiale biologjike të cilat sipas prokurorisë korrespondonin përkatësisht me shenjat e gishtave të Enea Bekteshit, gjithashtu edhe në cigaren puro ishte përftuar material biologjik i përputhshëm me atë të Suel Çelës.

Pas Suel Çelës, gjykata liron edhe Florenc Çapjan: Bien akuzat për tentativë vrasje dhe pengmarrje

Mirëpo me sa duket, këto prova nuk e kanë bindur Gjykatën e Krimeve të Rënda për fajësinë e Suel Çelës.

Sipas gjykatës, Prokuroria nuk ka arritur dot të vërtetoj me prova të qarta përfshirjen e Suel Çelës në ngjarjen në tregun agro-ushqimor në Elbasan.

Po sipas Gjykatës, prova e gjetur në automjetin tip “Audi”, cigarja, nuk tregon nëse ka qenë ose jo në momentin e ngjarjes Suel Çela./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!