Vrasja e dyfishtë, gjykata merr vendimin për Ardian Çapjan

schedule12:28 - 1 Prill, 2021

schedule 12:28 - 1 Prill, 2021

Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Ardian Çapjan. Seanca për dhënien e sigurisë është dhënë në ambientet e spitalit, pasi Çapja po merr trajtim mjekësor për shkak të problemeve me shëndetin.

Siç raporton gazetari Ermal Vija sapo janë larguar nga spitali  Gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe prokurori i çështjes, Ritvan Sukaj.

Ardian Çapja është arrestuar mëngjesin e 29 marsit pasi akuzohet si autor i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012. Policia ka shpallur gjithashtu në kërkim nipin e tij Florenc Çapja.

Gjatë operacionit, në banesën e Ardjan Çapjas, Policia i gjeti dhe sekuestroi edhe një kallashnikov. Ardjan Çapja dhe Florenc Çapja akuzohen për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” . g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!