Qeveria merr vendimin e rëndësishëm për energjinë elektrike

schedule16:50 - 10 Tetor, 2022

schedule 16:50 - 10 Tetor, 2022

Qeveria ka shtyrë deri më 30 qershor 2023 gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike. Fillimisht, gjendja e emergjencës u shpall në 8 tetor të vitit që lamë pas. Por më pas, me nisjen e luftës në Ukrainë u vendos që kjo gjendje të shtyhej deri më 31 dhjetor të këtij viti.

V E N D I M
Në vendimin nr.584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

1. Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1.Vendosjen e detyrimit të shërbimit publik ndaj prodhuesve me përparësi të energjisë elektrike, që kanë kontratë me shoqërinë “Furnizuesi i tregut të lirë”, sh.a. Këtyre prodhuesve me përparësi i vendoset detyrimi i shërbimit publik për shitjen e energjisë elektrike te shoqëria “Furnizuesi i tregut të lirë”, në përputhje me çmimin e përcaktuar nga Enti Rregullator i Energjisë, në bazë të metodologjisë së miratuar me vendimin nr.687, datë 22.11.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e metodologjisë për përcaktimin e çmimit vjetor të blerjes së energjisë elektrike, që do t’u paguhet prodhuesve ekzistues me përparësi”, i ndryshuar, gjatë periudhës së gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike.”.

2. Në pikën 5, fjalët “… 31 dhjetor 2022.” zëvendësohen me “… 30 qershor 2023.”.

3. Në pikën 6, pas fjalëve “… “OSHEE Group”, sh.a., …” shtohen “… FTL, sh.a., dhe ERE …”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!