Barinjtë gjejnë një person të vdekur në Kolonjë, dyshimet e policisë

schedule16:43 - 11 Qershor, 2022

schedule 16:43 - 11 Qershor, 2022

Trupi i një personi të pajetë është gjetur pasditen e sotme nga 2 barinj në Kolonjë.

Policia bën me dije se  rreth orës 14:00 është njoftuar se mbi fshatin Kolonjë, në afërsi të piramidës nr. 4 dy barinj të zonës, kanë konstatuar një kufomë njeriu të seksit mashkull, të dekompozuar.

Dyshohet se është emigrant, por për shkak se është dekompozuar komplet është i vështirë identifikimi.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Identifikimi i viktimës mund të bëhet vetëm nëpërmjet ADN-së.

Dyshohet që viktima të ketë vdekur aksidentalisht pasi terreni ku është gjetur është shumë i thyer, sipas burimeve policore.

Për identifikimin e kufomës policia lokale do të verifikojë fillimisht listën e personave të njoftuar të humbur në zonën e Kolonjës.

Agjentët atmosferikë, dëbora dhe reshjet kanë ndihmuar dekompozimin e trupit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!