Gjendet i vdekur bariu në Vlorë

schedule20:32 - 11 Maj, 2022

schedule 20:32 - 11 Maj, 2022

Foto ilustruese

Një 63-vjeçar, i cili punonte si bari në Vlorë është gjetur i vdekur. Ngjarja ka ndodhur në malin Shashicë.

Sipas policisë, pronari i stanit ka gjetur pa shenja jete shtetasi G. Xh., 63 vjeç,banues në Kaninë. Policia bën të ditur se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 11.05.2022, në një stan, në malin Shashicë, është  gjetur nga shtetasi A. Z.,  pronari i stanit ku ishte punësuar, pa shenja jete shtetasi G. Xh., 63 vjeç,banues në Kaninë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!