Një 52-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e djeshme në fshatin Dervician të Gjirokastrës.
Sipas bluve, A.Ç, banues në Peshkoi punonte si bari në këtë fshat. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas është rrëzuar në një zonë me shkëmbinj dhe për pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër- Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, për ngjarje aksidentale, pasi më datë 18.07.2022, në malin e fshatit Dervician, është gjetur i pajetë shtetasi A. Ç., 52 vjeç, banues në Peshkopi, i cili punonte si bari në këtë fshat.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas është rrëzuar në një zonë me shkëmbinj dhe për pasojë ka humbur jetën.
/Abcnews.al.