Gjendet i vdekur 58-vjeçari në Elbasan, çfarë dyshon policia

schedule13:26 - 7 Janar, 2022

schedule 13:26 - 7 Janar, 2022

Një 58-vjeçar është gjetur i vdekur në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Ai është gjetur fillimisht nga fqinjët e apartamentit ku jetonte me qira, të cilat njoftuan më pas policinë.

58-vjeçari ishte me origjinë nga Patosi, por jetonte me qira në Elbasan.

Policia nuk ka konstatuar shenja dhune në trupin e tij, ndërsa në shtëpi ka gjetur shishe të pijeve alkoolike duke bërë të dyshojë paraprakisht se 58-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 12:10, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, është gjetur pa shenja jete, nga fqinjët, në banesën ku jetonte me qira, një 58-vjeçar, banues në Patos, Fier.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se vdekja është natyrale, për shkak të konsumimit të lartë të alkoolit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!