Gjendet i mbytur në rezervuar një 53-vjeçar në Bilisht

schedule10:50 - 7 Korrik, 2020

schedule 10:50 - 7 Korrik, 2020

Një 53-vjeçar është gjetur  i mbytur në një rezervuar në Bilisht.

Viktima është konstatuar nga familjarët ndërkohë që në trup nuk ka pasur shenja dhune.

Dyshohet se ngjarja tragjike mund të ketë qenë aksidentale.

“Ditën e sotmë në mëngjes, afër qytetit të Bilishtit, në vendin e quajtur “Rezervuari i Sellcave”, dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht shtetasi A. A., rreth 53 vjeç, banues në Bilisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!