Një 54-vjeçare është gjetur pa shenja jete nga familjarët këtë të shtunë në banesën e saj në fshatin Gropaj, Vaqarr.
Uniformat blu bëjnë me dije se 54-vjeçarja dyshohet se vuante nga epilepsia.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.10.2022, në fshatin Gropaj, Vaqarr, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete shtetasja F. N., 54 vjeç, e cila dyshohet se vuante nga epilepsia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/