E FUNDIT | Franca shtyn për në 2020 hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe RMV

schedule12:10 - 10 Tetor, 2019

schedule 12:10 - 10 Tetor, 2019

Franca shtyon për 2020 hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Në një lidhje të drejpërdrejtë nga Brukseli gazetarja e ABC News Erisa Zykaj sqaroi se vendimi i Francës për të mos hapur hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbështetet në dy boshte, të cilat janë respektimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

“Sapo kam mundur të kontaktoj me burimet në France që më kanë vënë në dijeni me planin konkret të hapjes negociatave. Propozimi i Francës mbështetet në dy boshte sicc janë respektimi i shtetit të së drejtës dhe lufta ndaj korrupsionit”, tha gazetarja e ABC News.

Franca konsideron se para se të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të plotësohen kushtet përkatëse.

Shqipëria duhet të zbatojë refomën në drejtësi dhe reformën zgjedhore dhe Maqedonia e Veriut duhet të zgjidhë çështjen e prokurorisë speciale.
Franca mbêshtet kështu qëndrimin e Gjermanisë për kushtëzimin për Shqipërinë, por është më e avancuar dhe më kritike lidhur me problemet e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe progresin e bërë në reforma.
Për këtë, Franca konsideron se  hapja e negociatat e anëtarësimit shtyhet ne 2020 për të dyja vendet pasi të jenë përmbushur kushtet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!