Bylisi-Partizani dhe Luftëtari-Vllaznia nisin prej orës 13:30, ndërkohë që trajnerët e të katër ekipeve kanë vendosur në lidhje me formacionet. Në kampin e kuq nuk ka ndryshime. Trajneri Lerda i ka besuar të njëjtit ekipi që mundi Laçin në javën e fundit. Ballshiotët nuk kanë Ymeralilajn dhe në të djathtë do të luajë Ntephe.
Marantas dhe Jonuz kanë bërë zgjedhjet e tyre te Luftëtari e Vllaznia. Greku vijon ta rreshtojë skuadrën e tij me tre në mbrojtje dhe këtë herë është rikthyer Isufi, i cili është rikuperuar. Në mesfushë gjirokastritët luajnë me katër, me Qaton dhe Prikas nga krahët, kurse Açka e Rapo në qendër.
Në sulm luan Lika, i mbështetur nga Dushkaj dhe Hyseni. Shumë ndryshime te Vllaznina, me Ëalusimbi që e nis titullar. Lëvizje edhe në mesfushë, me Krujën që luan në qendër dhe Mrakun në të majtë, kurse në sulm është pozicionuar Shtubina.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 14
E shtunë, më 7 dhjetor, ora 13:30
LUFTËTARI-VLLAZNIA
Luftëtari: Paiteris, Isufi, Lala, Kukaj, Qato, Açka, Rapo, Prikas, Dushkaj, Hyseni, Lika. Trajner: Giorgos Marantas
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Shehi, Malota, Walusimbi, Krymi, Ramadani, Gligorov, Kruja, Marku, Shtubina. Trajner: Mirsad Jonuz
Gjyqtarë: Emirjon Sino, Devis Koreshi, Orgest Grabova, Laver Alla
BYLISI-PARTIZANI
Bylisi: Hidi, Ntephe, Bicaj, Goxha, Peposhi, Mëllugja, Bajramaj, Murataj, Hadroj, Ndreca, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan
Partizani: Hoxha, Idrizaj, Belica, Boldor, Trashi, Telushi, Cordeiro, Broja, Asani, Çinari, Bardhi. Trajner: Franco Lerda
Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Rigert Çokaj, Denis Agaraj, Erind Burgu
/abcnews.al