Disa muaj pas shpalljes në kërkim nga Policia e Tiranës si një nga anëtarët “kyç” të “skuadrës” që akuzohet se ekzekutoi mbrëmjen e 27 gushtit ish-policin Santiago Malko, është arrestuar ditën e djeshme, në zonën e “Xhamllikut”, Ilir Selmani.
Ndërkohë Ilir Selmani ka dhënë dëshminë e tij përpara oficerëve të policisë gjyqësore.
Burime për ABC News njoftojnë se Ilir Selmani përpara grupit hetimor ka mohuar të këtë lidhje me vrasjen e ish-policit Santiago Malko, duke u shprehur se nuk e njihte atë.
Selmani ka thënë se me grupin e Ervis Martinajt kanë pasur mosmarrëveshje dhe përplasje mes dy grupeve, ndërsa me Leonard Duken dhe vëllain e tij ka thënë se njiheshin prej vitesh, dhe kishin miqësi të ngushtë.
VIDEO/ Ku fshihej Ilir Selmani, dyshohet se vrau të besuarin e Vis Martinajt në Tiranë
Ilir Selmani u prangos nga njësia e “Shqiponjave” bashkë me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në këtë zonë.
Në rrethana të paqarta edhe një tjetër person, mik i Selmanit, u arrestua ditën e djeshme.
Selmanit, në momentin e kapjes nga Policia, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë, e cila ishte gati për qitje, dhe municion luftarak./abcnews.al