Një biznesmen shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në Atikë. Mediat greke shkruajnë se shqiptari ishte duke qëndruar së bashku me një shok pranë pikës së karburantit që e kishte në emër të gruas së tij greke kur nga një makinë u hap zjarr në drejtim të tyre.
Si pasojë e plagëve shqiptari ndërroi jetë, ndërsa shoku i tij ndodhet i plagosur në spital. Disa minuta më vonë autorët dogjën makinën, ndërsa ende nuk ka asnjë të arrestuar për krimin dhe motivet./ Abcnews.al