E zuri korrenti, gjendet i vdekur punëtori në një pallat në Tiranë

schedule10:12 - 19 Gusht, 2020

schedule 10:12 - 19 Gusht, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Një 39-vjeçar, me inicialet A.B., punëtor në një pallat në ndërtim te “Medreseja” në kryeqytet është gjetur pa shenja jete.

Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.08.2020, rreth orës  09:18,  tek “Medreseja”, në një pallat në ndërtim është gjetur pa shënja jete, punetori shtetasi A.B., 39 vjeç.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,ku paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e kontaktit me rrymen elektrike .

/abcnews.al